Kumria bën “golin” e 2të brenda dyjavësh, në ditën e parë të punës vjedh 5 mijë euro

spot_img
Advertisements

Vetëm dy javë pasi u la e lirë nga gjykata me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, Kumrie Zika rikthehet sërish në qendër të një skandali të ri.

Këtë herë ngjarja nuk ka ndodhur në Tiranë, por në Vlorë.

Joq ka publikuar një video nga kamerat e sigurisë së një pike “Exchange” në lagjen “Pavarësia”, të cilat tregojnë momentin kur Zika hap sirtarin e kasës, merr një tufë me para me vlerë rreth 5 mijë euro dhe largohet nga ambientet e biznesit.

Sipas pronarit, ajo kishte kontaktuar vetëm dy ditë më parë duke kërkuar punë. Mëngjesin e kësaj të marte u paraqit në zyrë dhe nisi punën.

Pas rreth 15 minutash, në momentin kur punonjësja doli për të kryer një pagesë me kartë, Zika hapi kasën, mori paratë dhe doli jashtë duke thënë se do të fliste pak në telefon. Pas largimit nuk u kthye më.

Pronarët e biznesit kanë bërë kallëzim në polici dhe çështja është në ndjekje penale.

Ngjarja është pothuajse identike me rastin e raportuar vetëm dy javë më parë në Tiranë, ku po në një pikë “Exchange” u vodhën rreth 5 mijë euro me të njëjtën skemë. Edhe atëherë, kamerat e sigurisë dokumentuan gjithçka, Policia e Shtetit e arrestoi Kumrie Zikën, por vetëm pak ditë më vonë ajo u la e lirë nga gjykata me masën “detyrim paraqitjeje”.

spot_img

Latest articles

Related articles