I jepet sot lamtumira e fundit Franco Baresit, legjendës së Milanit! Mijëra në shesh

spot_img
Advertisements
  • I jepet sot lamtumira e fundit njërit prej mbrojtësve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Franco Baresit, i cili u nda nga jeta të premten (31 korrik) në moshën 66-vjeçare nga një sëmundje e mushkërive. Ceremonia funerale ka nisur në orën 10:00 dhe në të marrin pjesë tifozë, ish-bashkëlojtarë, si dhe figura të njohura të sportit dhe jetës publike në Itali dhe jo vetëm.

Të pranishëm janë dhjetëra ish-futbollistë dhe përfaqësues të institucioneve, si edhe pronari i Milanit, Gerry Cardinale dhe presidenti Paolo Scaroni, së bashku me drejtuesit dhe punonjësit e ‘Casa Milan’, ‘Milanello’ dhe ‘Vismara’, si dhe presidenti i Lega Serie A, Ezio Simonelli.

Në ceremoni priten gjithashtu kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala, si dhe përfaqësues të Real Madridit, mes tyre edhe legjenda Pirri, si dhe delegatë nga Barcelona.

Të pranishëm janë edhe presidenti i Interit, Beppe Marotta, si dhe shumë ish-shokë skuadre të Franco Baresit, përfshirë Paolo Maldinin dhe Marco van Bastenin. Në mesin e mungesave bie në sy Zlatan Ibrahimovic.

Në emër të skuadrës së parë të Milanit, e cila ndodhet në një turne në Perth dhe nuk ka mundur të kthehet në Itali, marrin pjesë Christian Pulisic dhe Santiago Giménez, të cilët kanë qëndruar në Milanello për të rikuperuar nga dëmtimet.

spot_img

Latest articles

Related articles