Kryeministri grek ka ngritur dyshimet e tij në lidhje me propzimin e Italisë se BE-ja do të përpunojë kërkesat për azil, duke theksuar se vendi i tij ka nevojë për punëtorët migrantë që të mbjellin ullinjtë e vendit.
“Le të jem i kujdesshëm këtu. Ky është një marrëveshje dypalëshe”, tha Mitsotakis për Financial Times të enjten, referuar marrëveshjes së Italisë me Shqipërinë për të krijuar qendra paraburgimi në vendin jo-anëtar të BE-së për migrantët meshkuj që mbërrijnë nga deti.
“Nuk e di nëse mund të replikohet në nivel evropian”, shtoi ai.
“Gjithashtu duhet të shohim nëse funksionon vërtet. Këta njerëz trajtohen sipas legjislacionit italian për azilin dhe, çfarëdo që t’u ndodhë atyre, ata në një mënyrë ose në një tjetër do të kthehen në Itali” është shprehur kryemininstri grek.
Më tej Mitsotakis ka vijuar me pyetje: Nëse ky problem do të ngrihej në nivel europian, ku do të shkonin ata?
Referuar çështje së migracionit, përfshirë këtu dhe vendet e treta, një marrëveshje e arrirë mes Romës dhe Tiranë, ku më shumë se 36,000 burra u pranuan për azil në Shqipëri, Mitsotakis ka theksuar se vendet kanë nevojë për më shumë punëtorë për të zëvendësuar atë pjesë të plakur të popullsisë.
“Nëse doni të ndërtoni një gardh të madh, ju nevojitet edhe një derë e madhe”, tha Mitsotakis.
“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë? Ne jemi një kontinent që po zvogëlohet dhe të gjithë e pranojmë se për të ruajtur produktivitetin tonë, do të na duhet punë, e pakualifikuar apo e kualifikuar” tha Mitsotakis.



