Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka fituar gjyqin ndaj Bashkim Ulajt për Rrjollin.
Ai e quan Ulajn, ushtar të Belinda Ballukut ndërsa thekson se nuk do tërhiqet ndaj asnjë padrejtësie që u bëhet shqiptarëve.
Deputeti Shehaj shkruan në fund se lajmi që Bashkim Ulaj e kishte paditur në SPAK, gjendej në çdo media, ndërsa lajmin e fitores së gjyqit prej tij, në asnjë media.
Por gëzimi ka qenë i shkurtër pasi ndaj tij në SPAK ka mbërritur një kallëzim penal.
Një kallëzim është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari investigativ Adriatik Doçi, i cili i bën një analizë të thelluar deklaratave të pasurisë nga ana e deputetit Shehaj nga vitit 2021-2025, ku vihen re mospërputhje të mëdha. Ai pritet të përballet me Prokurorinë e Posaçme dhe të japë sqarime se si e shiti 5 herë më shumë një pasuri që e kishte blerë 2.9 milionë euro. Gjithashtu në kallëzim kërkohet që të sqarohen deklaratat kontradiktore të Shehajt për sipërfaqen e vilës, por edhe mbi deklarimet e pasurive të tjera, investimeve apo të ardhurat miliona euro që i deklaron si “të tjera” pa treguar origjinën.



