Momenti kur deputeti Agron Shehaj merr dokumentin e marrëveshjes me SHBA-në për huanë prej 302 milionë dollarësh dhe largohet me të nga ambientet e Kuvendit është bërë viral, duke tërhequr vëmendjen e mediave në vend.
Në pamjet e publikuara, kryetari i Partisë Mundësia shihet teksa hyn në një prej zyrave të Kuvendit, merr dokumentin që ndodhej mbi tryezë dhe më pas largohet me shpejtësi.
Një punonjëse e Kuvendit e ka ndjekur Shehajn deri pranë shkallëve, në përpjekje për të rimarrë dokumentin. Të njëjtat burime pretendojnë se gjatë situatës ka pasur një konfrontim fizik, nga e cila punonjësja ka pësuar dëmtime të lehta.
Menjëherë pas kësaj situate, bëhet me dije se Shehajt i është kërkuar përmes telefonit të kthente dokumentin, për shkak të rëndësisë së tij, ndërsa në të kundërt mund të nisnin procedurat përkatëse për verifikimin e ngjarjes duke rrezikuar edhe një hetim të mundshëm penal. Pas komunikimit, kreu i Partisë Mundësia është rikthyer në Kuvend dhe ka dorëzuar dokumentin që kishte marrë



