SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Ballukun, zbërthehen të gjithë celularët! Grupi sekret

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Vendimi pritet t’u komunikohet palëve ditën e mërkurë, ndërsa po atë ditë janë thirrur për t’u paraqitur në SPAK edhe Erald Elezi dhe Gentian Gjyli.

Zgjatja e afateve të hetimit vjen në kuadër të procedurave hetimore që SPAK po zhvillon për çështjen ku është përfshirë emri i Ballukut.

Dy muaj më parë, SPAK njoftoi se Balluku dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv e pastrim parash, përveç veprave penale të shkeljes së barazisë në tendera për të cilat është marrë e pandehur në tetor të vitit të kaluar.

Në qershor, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e vilës dykatëshe në resortin turistik “White Rocks” në Dhërmi, pasuri që rezulton në pronësi indirekte të ish-zv.kryeministres.

Sipas SPAK, Balluku ka përfituar vilën nga kryerja e veprimeve të kundërligjshme në lidhje me procedurat e prokurimive kur drejtonte Albcontrol.

Balluku është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë dhe në shtatë raste të procedurave të prokurimit të ndërtimit të Unazës së Jashtme të Tiranës.

spot_img

Latest articles

Related articles