Serbi, Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme

spot_img
Advertisements

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Republikës Çeke, Andrej Babiš, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, theksoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në muajin tetor ose në fillim të nëntorit. Vuçiç tha se zgjedhjet presidenciale do të jenë të ndara nga zgjedhjet parlamentare.

“Vitin e kaluar ju thashë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin deri në fund të vitit 2026 dhe po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb për t’u dhënë qytetarëve mundësinë për të shprehur vullnetin e tyre të lirë. Pra, para fundit të vitit, me siguri do të kemi zgjedhje parlamentare dhe pak më vonë do të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale.“

Në fund të muajit qershor, Vuçiç u tha përkrahësve të partisë së tij se do të jepte dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit për të kandiduar si kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Synimi i Vuçiç është që të sigurojë një mandat të ri qeverisës për partinë e tij, pavarësisht protestave që prej më shumë se një viti kanë përfshirë Serbinë dhe po ushtrojnë presion mbi pushtetin e tij

spot_img

Latest articles

Related articles