Eduart Shalsi i qartë: I duam protestat të shëndetshme!

spot_img
Advertisements

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka komentuar protestën që prej disa javësh po zhvillohet para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai theksoi se mazhoranca nuk e ka mohuar kurrë ekzistencën e një pjese të shëndetshme të qytetarëve që marrin pjesë në protesta, por ka vënë në dukje edhe elementë të papranueshëm.

 “Ne kemi parë fjalime vulgare, kemi parë protestues që drejtohen drejt Rinasit, kemi parë personazhe që dolën në pah por u maskuan pas flamujve. Aty kemi pasur personazhe të partive politike që përfituan nga rasti për të hyrë brenda protestës dhe siç dëshmuan më vonë, ata larguan pjesën e shëndetshme të protestuesve.

Ne kemi parë personazhe që dolën në pah, por u maskuan pas flamujve, si dhe figura të partive politike që përfituan nga rasti për të hyrë brenda protestës, duke larguar pjesën e shëndetshme të saj,” shtoi Shalsi

spot_img

Latest articles

Related articles