Shpërthejnë protestat në Prrenjas: Nuk duam bashkim as me Librazhdin, as me Taulantin

spot_img
Advertisements

Ka nisur këtë të martë protesta e paralajmëruar në Prrenjas kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon një bashkim të mundshëm të kësaj bashkie me Librazhdin.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe, sipas organizatorëve, manifestimi po zhvillohet pa simbole apo parulla partiake.

Banorët kërkojnë që Prrenjasi të ruajë statusin e tij si bashki e veçantë dhe kundërshtojnë çdo plan për bashkimin administrativ me Librazhdin.

spot_img

Latest articles

Related articles