Kryeministri Edi Rama ka dalë në një mbrojtje të fortë të “Paketës së Maleve”, duke hedhur poshtë akuzat dhe kërkesat për anulimin e saj, të cilat i ka cilësuar si keqkuptime apo qëndrime të atyre që i shohin malet vetëm nga qyteti.
Në një reagim të gjerë live në rrjete sociale, Rama sqaroi se thelbi i paketës nuk është tjetërsimi i territoreve, por dhënia e mundësisë reale për qytetarët dhe emigrantët që kanë trashëguar prona, për t’i kthyer ato në asete ekonomike.



