Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti të përfshirë nga flakët.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10 të Korçës, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë konstatuar se në sediljen e parë të pasagjerit ndodhej pa shenja jete Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet paraprake, dyshohet se 66-vjeçari mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten ende nën hetim.



