Rrahën policin, shpallen në kërkim 3 persona problematikë! Emrat

spot_img
Advertisements

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë 3 autorët e dyshuar të kanosjes dhe goditjes së oficerit të Policisë Mihal Velço, mbrëmjen e së enjtes në Sarandë. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për tre persona me precedentë penalë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Të dyshuarit janë identifikuar si Andrea Rubati, 27 vjeç, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes, në lagjen nr. 4, pranë restorantit “Lindi”, në Sarandë. Sipas policisë, shtetasi Mihal Velço, 32 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Sarandë, ka njoftuar sallën operative se tre persona që lëviznin me motomjete e kishin goditur për shkak të detyrës dhe e kishin kanosur me thikë, duke tentuar ta godisnin pasi ai u ishte prezantuar si punonjës policie dhe u kishte kërkuar të mos kryenin manovra të rrezikshme në qytet, shkruan A2CNN.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët e dyshuar janë larguar me shpejtësi me motomjetet e tyre. Pas informacioneve të siguruara dhe pamjeve filmike të administruara, policia ka bërë të mundur identifikimin e tre personave të dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare policore, oficeri i Policisë Mihal Velço është paraqitur pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku ka depozituar kallëzim penal në lidhje me ngjarjen.

Me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar, gjatë natës janë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente ku dyshohej se mund të fshiheshin personat e shpallur në kërkim.

spot_img

Latest articles

Related articles