Gjykata e Durrësit la në masën e sigurisë “arrest në burg” ish-drejtoreshën e Postës Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u lanë në “arrest shtëpie”. Ato akuzohen për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë ose mbi 700 mijë euro, të destinuara për pensionet në degët e Postës në Krujë dhe Shijak.
Prokurori Gazmend Frëngu deklaroi në seancë se Postës i mungojnë 69 milionë lekë, ose mbi 700 mijë euro, të cilat kanë dalë nga thesari por nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion. Të treja punonjëset kanë dhënë deklarime kontradiktore. Arkëtarja ka deklaruar se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës, Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit pretendon se të gjitha paratë janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj. Kjo e fundit fajëson dy vartëset për mungesën e fondeve.
Prokurori bëri me dije se hetimet janë shtrirë edhe në aktivitetin e Elizabeta Matajt, jashtë orarit të punës. Ajo rezulton se ka frekuentuar disa kazino në Tiranë gjatë muajve prill dhe maj, duke ngritur dyshime se paratë e vjedhura i ka lënë në bixhoz. Ndërsa avokati i kundërshtoi provat dhe masën e sigurisë.
Kamerat e sigurisë së postës janë administruar në dosje, ku dokumentet vjedhja e paratë. Janë gjithsesj 11 episode ku paratë mbërrijnë nga banka në postë. Më tej arkëtarja përgatit mandatpagesat me destinacion degët e Shijakut dhe Krujës, por shefja e Financës merr thasët me para dhe i çon në zyrën e ish-drejtoreshës. Pra, paratë hynin në zyrën e saj, ndërsa në sistem rezultonin si fonde të dërguara drejt degëve të Shijakut dhe Krujës.Në një nga episodet e dokumentuara nga kamerat e sigurisë, më 2 prill 2026, pasi në zyrën e saj u fut një thes me vlera monetare, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj shihet duke dalë pak minuta më vonë me një qese të bardhë transparente.
Arkëtarja Paola Dana ka deklaruar gjatë dëshmisë së saj se gjatë periudhës prill–qershor 2026, me urdhër të drejtoreshës Elisabeta Mataj, transporti i vlerave monetare drejt filialeve të Shijakut dhe Krujës është kryer në disa raste pa shoqërinë fizike të kompanisë së sigurisë, në kundërshtim me procedurat e zakonshme.“Që nga muaji prill 2026, drejtoresha Elizabeta Mataj në lidhje me shpërndarjet e lekëve në filialet e Shijakut e Krujës, ka dhënë urdhër gojarisht, transporti i lekëve në këto dy filiale të bëhet edhe pa shoqërinë fizike të kompanisë Security Nazeri, në rastet kur kishin tejkaluar oraret e transportit nën shoqërinë e ruajtjes fizike”, ka deklaruar Dana.
Ajo shpjegon se paratë tërhiqeshin nga banka, arkëtoheshin dhe më pas merreshin nga shefja e financës, Valbona Duni, e cila i dërgonte në zyrën e saj. Dëshmitarja nuk ka dijeni se kujt i dorëzoheshin më pas këto vlera, por pohon se mandatet e pagesës i silleshin të firmosura nga personat përgjegjës dhe ajo i bashkëngjiste në dokumentacionin ditor të arkës.Sipas saj, më 9 korrik 2026 u krye një kontroll nga Posta Qendrore e Tiranës, ku inventari i arkës rezultoi në rregull, me përjashtim të një diferencë prej 25 eurosh, të cilën ajo e mbuloi vetë. Gjatë kontrollit mori dijeni se filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kishin marrë vlerat monetare që, sipas dokumentacionit, ishin nxjerrë nga arka. Ajo deklaron se dëgjoi për një debat mes drejtoreshës Elisabeta Mataj dhe shefes së financës Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit i tha se vlerat monetare i kishte marrë drejtoresha dhe se përgjegjësinë duhej ta mbante ajo.“Rreth datës 9 Korrik 2026, ka ardhur kontrolli nga Posta Qendrore e Tiranës përsëri dhe kanë bërë inventarin e arkës, ku çdo gjë ka dalë në rregull, me përjashtim të një diferencë të vogël prej 25 euro, e cila është zëvendësuar nga ana ime, pasi mund të ishte ndonjë gabim njerëzor gjatë punës.Po atë ditë, nga kontrolli dhe në muhabet kam marrë vesh që filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kanë marrë vlerat monetare të caktuara që janë nxjerrë nga ana jonë. Dua të theksoj që atë ditë kam dëgjuar që është bërë debat i madh mes shefes së financës Valbona Duni dhe drejtoreshës Elisabeta Mataj, por saktësisht nuk kam dëgjuar se çfarë kanë thënë, pasi kanë qenë në zyrat e tyre”, theksoi Dana.Më tej, dëshmitarja deklaron se është thirrur në zyrën e drejtoreshës, ku ishte i pranishëm edhe shefi i sigurisë Minur Kodra. Sipas saj, drejtoresha i kërkoi të shkruante një deklaratë me shkrim dore, ku të pohonte se ajo nuk kishte hyrë në zyrën e arkës për të marrë vlera monetare. Më pas, i është paraqitur edhe një deklaratë e daktilografuar, të cilën ajo e ka lexuar dhe firmosur. Dëshmitarja shton se edhe Minur Kodra ka hartuar një deklaratë me shkrim dore, por nuk ka dijeni për përmbajtjen e saj.“Shefes së financës Valbonës i kam shkuar te zyra dhe i kam thënë se ku janë vlerat monetare, pasi me dokumente i kam që i kam nxjerrë nga arka. Ajo më ka thënë që i ka marrë drejtoresha Elisabeta për t’i çuar dhe le ta mbajë ajo përgjegjësinë. Pas kësaj dite nuk e kam takuar më Valbonën.Ndërsa drejtoresha më ka thirrur në zyrë, më datë 9 ose 10 Korrik, nuk e mbaj mend mirë si datë, ku në zyrën e saj ka qenë edhe shefi i sigurisë së Postës, Minur Kodra, dhe ajo më ka thënë: ‘A kam dalë ndonjëherë unë me thes nga zyra jote? Më ke dhënë gjë ti mua?’ Më pas më ka thënë që të shkruaj me shkrimin tim një deklaratë, në të cilën unë kam shkruar që drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën time për të marrë vlera monetare nga arka.Këtë deklaratë me shkrim dore e ka mbajtur drejtoresha dhe më pas, disa ditë të tjera, më ka thënë që duhet me kompjuter dhe deklarimi ishte i shkruar, ndërsa unë vetëm e kam lexuar dhe e kam firmosur. Gjithashtu edhe Minur Kodra e ka bërë këtë deklaratë me shkrim dore atë ditë te zyra e drejtoreshës, por unë nuk e di se çfarë ka shkruar ai”, ka vijuar Dana në dëshminë e



