Mori 700 mijë euro nga Arka e Postës, drejtoresha e Ramës: Jam e lirë të shkoj në Kazino

spot_img
Advertisements

Në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë për tre të dyshuarat për përvetësimin e fondeve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, të cilat janë arrestuar nën akuzë.

Bëhet fjalë për Elizabeta Matajn, e cila u shkarkua pak ditë më parë nga posti i drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare në Durrës, shefen e financës Valbona Doni dhe arkëtaren Paola Dana. Ato akuzohen se kanë abuzuar me rreth 69 milionë lekë të rinj, fonde të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Sipas Top Channel, gjatë seancës në gjykatë, prokurori i çështjes ka paraqitur detaje të tjera nga hetimi, duke përmendur edhe frekuentimin e kazinove nga ish-drejtoresha Mataj.

ADVERTISING

Kjo e fundit nuk e ka mohuar se ka frekuentuar ambiente të tilla, por është shprehur se nuk ka pasur asnjë ndalim ligjor apo kontraktual që ta pengonte të shkonte në kazino.

“Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino”, ka deklaruar Mataj gjatë seancës.

E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar paratë që dyshohet se janë përvetësuar, ish-drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës është përgjigjur se nuk e di.

spot_img

Latest articles

Related articles