Zhdukja e 700 milionë lekëve në Postën e Durrësit, gjykata lë në burg ish-drejtoreshën! Shefja e financës: Paratë i mori ajo

spot_img
Advertisements

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre ish-zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj.

Gjykata vendosi masën “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa ndaj ish-shefes së financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtares, Paola Dana, caktoi masën “arrest në shtëpi”.

Të treja akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjatë muajve prill dhe maj 2026 ato dyshohet se kanë përvetësuar shumën prej 69 milionë lekësh të rinj.

spot_img

Latest articles

Related articles