Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”.
Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të bizneseve ku u konstratua se shisnin pajisje dhe veshje të markave luksoze të kontrabanduara.
Policia shton se ka sekuestruar 16 aparate celularë, 10 njësi kompjuterike, 1 laptop, 11 çanta dhe veshje të markave luksoze, pa dokumentacion shoqërues që provon origjinën dhe zhdoganimin.
Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se të ardhurat nga shitjet e tyre nuk deklaroheshin në organet tatimore, dhe se në njërin subjekt, shiteshin produkte, pa kuponë. Për këtë të fundit u mor masa e pezullimit të ushtrimit të aktivitetit



