Një 18-vjeçar dyshohet se është dhunuar rëndë nga njerku i tij në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës.
I riu është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime serioze në kokë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se 18-vjeçari dhe njerku janë konfliktuar, ndërsa më pas ky i fundit e ka goditur me thikë djalin e partneres së tij.
Sipas të dhënave paraprake, autor i dyshuar i ngjarjes është 37-vjeçari Niko Baka, i cili është shoqëruar dhe ndaluar nga policia.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.



