Qeveria e re e drejtuar nga Peter Magyar ka paraqitur projektligjin për ngritjen e një institucioni të pavarur që do të ketë si mision gjurmimin, hetimin dhe rikuperimin e pasurive publike që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Nisma është pjesë e një pakete të gjerë reformash, që përfshin edhe kufizimin e mandateve të deputetëve, ndryshime në sistemin e drejtësisë dhe synimin për anëtarësimin e Hungarisë në Prokurorinë Publike Evropiane (EPPO).
Qeveria e Peter Magyar e paraqet këtë si një hap për rikthimin e besimit te shteti dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit, ndërsa opozita e konsideron një spastrim politik.
Modeli hungarez po hap një debat më të gjerë edhe për vendet e tjera: a mund të shërbente një agjenci e tillë edhe në Shqipëri për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme?



