Gaz Bardhi sqaron Ulsiun: Kemi paditur Edin, jo Keni Uestin

spot_img
Advertisements

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Ulsi Manjës, duke e akuzuar se po mbron kryeministrin Edi Rama dhe duke paralajmëruar se edhe ai mund të përballet me drejtësinë.

Në reagimin e tij, Bardhi thekson se kallëzimi i opozitës në Prokurorinë e Posaçme nuk është bërë ndaj këngëtarit Kanye west, por ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Nuk kemi çuar në SPAK Kanin, por Edin. Sepse Edi ka shpërdoruar detyrën bashkë me 4.2 milionë euro para publike, të dhëna si para xhepi për një koncert privat”, shprehet Bardhi. Më tej, ai i kërkon Manjës të mos “gënjejë” kryeministrin për pozitën e tij ligjore dhe shton se edhe vetë ministri duhet të përgatitet për t’u përballur me SPAK-un.

Në reagim, Bardhi ngre edhe dy pyetje publike drejtuar Manjës, duke kërkuar sqarime mbi marrëdhënien e tij me Paulin Rajtan.

Sipas deputetit demokrat, ndërhyrja për dhënien e licencave në kundërshtim me ligjin përbën vepër penale, ndërsa pretendon se çështja rëndohet edhe më tej nëse një ndërhyrje e tillë lidhet me emërime në institucione shtetërore

spot_img

Latest articles

Related articles