Endri Meksi zbulon institucionin që bën spiunazh industrial

spot_img
Advertisements

Drejtori i MCN Tv, Endri Meksi tha në studion e MCN Live se KPP ka bërë lojëra të pista mes bizneseve dhe spiunazh industrial.

Duke vijuar, Meksi solli dokumente që provojnë këtë gjë.

Është rast flagrant i mënyrës si KPP operon në treg duke bërë spiunazh industrial, duke bërë lojëra të pista mes bizneseve.

Është ankesë e bërë me 29 janar 2026 nga kompania ASC që pjesë e grupit Tring të Dylakut. Ka shkuar tek KPP. I përket kësaj procedure tenderi që është procedura e internetit të AKSHI-t me vlerë të konsiderueshme, por është marrëveshje kuadër. Duke qenë marrëveshje kuadër, do të thotë që do të jenë 4 operatorë që mund ta ndajnë këtë shumë. Portalet që janë marrë atë kohë, janë marrë duke keqreferuar çdo gjë. Në brendësi të aplikimit për ankesë, operatori ASC ka vënë një detaj, është një nga piklat që ka çdo ankimues ka që t’i bëjë një kërkesë të veçantë KPP-së.

Thotë: “Të përjashtohet anëtari i KPP-së nga procedura e vendimmarrje që ka konflikt me shoqërinë MCN”.

Atje pyesnin të gjithë se për çfarë është fjala. Se MCN është në KPP gjithë javën. MCN nuk dinte që ishte në konflikt me ndonjë, ndërkohë që administratorja e ASC e kanë hedhur në letër se gjykonte që ishte e vërtetë.

Në fillim të shkurtit më sollën një material, e shpërndante ish-gazetarja e Tema tv, Rovena Cerka, ajo kishte një tekst ëord-i dhe disa materiale që kishin dalë nga brenda KPP. Ishin matertiale që ne kemi aplikuar. Nuk e gjykoja dot nëse i kishte nxjerrë AKSHI apo KPP. Cerka akuzonte, dhe hidhte arsyetime të ngjashme me ato të ASC-së dhe bënte akuze që unë dhe dy të tjerët që kishi fituar duhet të përjashtoheshim.

Tek kjo procedurë pati 3 fitues, më saktë pati 3 të kualifikuar. U skualifikuan 2 kompani, ASC dhe One. U skualifikuan se ofertuan shumë lartë fondit limit. Nuk qe për letrat siç ndodh, u skualifikuan se njëra aplikoi për 16 miliardë të vjetra dhe tjetër për 53 miliardë lekë të vjetra, kur fondit limit ishte për 4.8 miliardë të vjetra.

Në momentin që ASC ankimoi, të gjithë u habitën sepse duke qenë se ti je mbi fondin limit je i humbur në çdo rast. Ankimimi është me pagesë. Vlera ishte 23.5 milionë lekë të vjetra që humbën në sekondë.

Logjika ime atëherë ishte: ka ankimuar për të skualifikuar 3 fituesit në mënyrë që procedura të ribëhej.

Që të kesh bindjen që do të skualifikosh tre operatorë të kualifikuar do të thotë që ose ti je i sigurtë që tërë operatorët janë me letra të gabuara, ose dikush një zë nga brenda ka thënë, ankimo se do e prishim ne.

Në paralel me ankimimin e ASC doli dhe Cerka, vërdallë në treg, dërgonte dokumente me fotot me firmat origjinale nga fotot. Ka pasur një minispiunazh industrial.

Personi në KPP ka informuar shoqërinë private ASC dhe i ka thënë: Ankimoje, Meksi ka konflikt, që ai nuk e di. Pasi hidhet poshtë ankimimi, këta vazhdojnë në Gjykatën Administrative dhe nuk e sjellin më çështjen e konfliktit të interesit.

Jemi para një rasti të qartë ku KPP bën përplasje interesi me palë private për të goditur dy palë të tjera. Kjo është KPP më e pistë që kemi pasur ndonjëherë, që nga koha e 2006 kur nuk quhej KPP.

Jo vetëm Kreshnik Tërnova, por edhe Mersini, pa pikë turp fliste me deputetë të caktuar të opozitës duke çuar informacione lart e poshtë për konfliktin tim të mundshëm. Unë iki në prokurori, e i vendos dhe fytyrën përballë. Unë kam informuar një institucion shtetëror

spot_img

Latest articles

Related articles