Shifra zyrtare është 4.2 milionë euro nga fondi rezervë, por asnjë faturë nuk mbaron aty ku fillon transparenca e detyruar. Poshtë saj rri shtresa e dytë, ajo që s’kalon nga arka po kalon nga taksapaguesi njësoj: policia për 60 mijë spektatorë, transporti i dedikuar, 17 orë rrugë të bllokuara dhe 65 mijë metra katrorë truall në kilometrin më të shtrenjtë të vendit, dhënë pa asnjë çmim publik, me vlera tregu, edhe një llogari dorështrënguar nxjerr 1 deri në 2 milionë të tjera. Shtresa e tretë është më e heshtura: kur tregu privat i refuzoi paketat 250–300 mijë euroshe të sponsorizimit, çdo logo që megjithatë u shfaq mbi skenë nga kompani që jetojnë me kontrata shtetërore duhet lexuar si detyrim, jo si marketing. edhe një milion tjetër, ndoshta një e gjysmë. Mblidhi: gropa reale që mbulon publiku, drejtpërdrejt apo ndoshta nën dorë, shkon në 6 deri në 8 milionë euro, gati dyfishi i asaj që qeveria pranon, për një stadium që çmontohet të nesërmen dhe një destinacion fondesh që, pak javë pas votimit të aktit normativ, askush ende s’e ka shpjeguar.
Po siç ka thënë dikush, Shqipëria është e Zotit dhe e mikut, jo e shqiptarëve. Këto të fundit janë vetëm për te paguar llogarine.



