Gjergj Luca: Ju më shani, mua më shtohet shëndeti dhe… milionat

spot_img
Advertisements

Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me njerezit që, sipas tij, po bëjnë një sulm në rrjetet sociale ndaj biznesit të tij.

Luca shprehet se me vlerësimet negative që këta persona lënë në faqen e “Rozafa Fish City”, nuk do të mund të shkatërrojnë një biznes që ka 35 vjet që është ngritur dhe sot konkurron bizneset europiane.

Ai shton më tej se autorët e këtyre vlerësimeve janë ato që thonë se janë ngritur për parime dhe për një Shqipëri më të mirë. Por, sipas tij, Shqipëria nuk bëhet më e mirë duke hedhur baltë mbi njerëz që kanë ngritur këtë biznes.

“Rozafa lindi si kompani me emër përpara internetit dhe përpara profileve fallco. Rozafa ka 35 vjet në treg dhe me prodhimet e saj cilësore e të shëndetshme ushqen miliona njerëz kudo në botë nga Shqipëria deri në Amerikë. Ndaj mos u lodhni kot me sharjet tuaja në internet sepse veç shëndet na sjellin. Shëndet dhe vullnet për punë të mira”, shkruan biznesmeni krahas videos së postuar.

spot_img

Latest articles

Related articles