Policia thërret të rinjtë në komisariate për ti trembur: mos merrni pjesë në protestë

spot_img
Advertisements

Sot u vërtetua nga BIRN se njoftimet e Policisë së Shtetit për procedimet penale ndaj rreth 150 protestuesve ishin të pavërteta, pasi asnjë dosje nuk është dërguar në Prokurori.

Ashtu siç e kishim thënë që në momentin e parë, kur shoqëruam të rinjtë protestues gjatë deklarimeve pranë OPGJ-së, e gjithë kjo ishte vetëm një përpjekje për të intimiduar të rinjtë protestues dhe asgjë më shumë.

Sot ndodhi edhe diçka akoma më qesharake nga ana e Policisë së Shtetit. Të riun M.Y. e thirrën për herë të dytë për të dhënë deklarime, por kësaj here jo në Komisariatin nr. 1, por në Komisariatin nr. 2, pasi sipas OPGJ-së kamerat e kishin filmuar gjatë protestës së datave 27 dhe 28. Ndërkohë, kjo rezultoi e pavërtetë.

I kërkuam OPGJ-së që të na vinte në dispozicion pamjet filmike, por ngriti supet dhe tha se nuk i kishte.

Kjo tregon qartë se si po thirren të rinjtë nëpër komisariate vetëm për t’i frikësuar dhe asgjë më shumë. Por e vërteta është krejt e kundërta: ata jo vetëm që nuk frikësohen, por sot i treguan pushtetit se atij po i vjen fundi.

AV. Gentian SERJANI

spot_img

Latest articles

Related articles