Situata para Kryeministrisë është shoqëruar me tension, pasi policia ka ndërhyrë gjatë natës për të larguar qytetarët që qëndronin prej ditësh në zonë.
Më pas, efektivët kanë hequr këpucët e vendosura në shkallët e godinës si simbol i emigrimit të të rinjve dhe mungesës së perspektivës në vend. Ky veprim ka sjellë reagime nga protestuesit, ku janë shënuar edhe momente përplasjeje verbale me policinë.
Ndërkohë, sot pritet të mbahet protesta e 29-të radhazi kundër qeverisë, me kërkesën kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.



