Djali i të madhit Kadri Roshi, Kliti ka rrëfyer një nga momentet më të vështira që ai dhe i ati kanë përjetuar, atë kur ai dhe familja u larguan për të emigruar në Greqi. Kliti tregon se aktori Kadri Roshi e priti shumë keq largimin e tij dhe të familjes.
Teksa i pyetur nga gazetarja Erjona Rusi, në emisionin “S’e luan Topi”, Kliti Roshi tha se arsyeja përse mori vendimin për t’u larguar ka qenë fakti që ishte i papunë, edhe kjo sepse drejtori i asokohe në teatër Robert Ndrenika e pushoi nga puna.
Aktori Kliti Roshi, tegon se u bë e vështirë për të të jetonte “në kurrizin” e dy pensionistëve, dhe më tej flet për marrëdhënien e tensionuar prej asokohe mes tij dhe Ndrenikës.
Kliti Roshi: Sepse nga viti ’93 deri në ’96-ën, Kliti Roshi, djali i tij në mënyrën më cilike, më të padrejtë, më çnjerëzore, nuk gjej fjalë më të ulëta me edukatë që t’i them, u hoqa nga puna.
Erjona Rusi: Po me çfarë jetonit ju të tre?
Klit Roshi: Jetonim në kurriz të dy pensionistëve, nusja punonte si shitëse.
Erjona Rusi: Pse s’të merrnin në punë në teatër?
Kliti Roshi: Jo mua më hoqën se unë isha.
Erjona Rusi: Po pse të hoqën?
Kliti Roshi: Po këlysh socialisti moj, jo bir, këlysh socialisti, por në letër u shkruajt i paaftë dhe dëshmitarët që kanë ardhur në gjyq që ishin deputetë të forcës poltike që ishte në pushtet kanë dalë dhe kanë deponuar, më të aftë se ky në këtë vend pune nuk ka për të patur ndonjëherë Teatri Popullor, dhe unë dola i paaftë.
Kish dalë neni 24/1, vendimi i Këshillit të Ministrave që i jepte të drejtë çdo drejtori që të mbante, të hiqte nga puna kë të donte. Ndërkohë që drejtori jonë i asaj kohe na ishte edhe deputet.
Erjona Rusi: Mund t’ia themi emrin?
Kliti Roshi: Robert Ndrenika.
Erjona Rusi: Pra aktori Robert Ndrenika ju ka hequr nga puna po thoni?
Kliti Roshi: Po, me fjalorin më rrugaç rrugësh, më të ndyrë që të përdori një fjalor të tillë se sa Robert Ndrenika, nuk ka. Duke sharë dhe ofenduar rëndë babain tim dhe familjen po i kam thënë vetëm një fjalë, atij ia thashë troç por nuk e them dot “çfarë t’i bëj atij mandati që le në xhep, t’i ha dasmën atij mandati që ke në xhep se ta tregoja unë ty kush je, do të vijë një moment që nuk do ta kesh, atëhere mendohu mirë”. Më ka goditur.
Erjona Rusi: Fizikisht?
Kliti Roshi: Po, po , po bashkë me dy zagarë të tjerë që erdhën si badigardë të tij për të më rrahur, ndërkohë që e gjejmë nuk është problem, ka qenë e premtja e parë e muajit Maj të vitit ’93, 30 vjetori i vënies në skenë të “Ezopit” dhe atë natë do të riluhej pas 30 vjetësh. Dhe unë po prisja Kadriun që të dilte nga vërejtjet nga ato çfarë marrin.
“Erdhe ti mor… unë të …. rrugaçët e kush janë rrugaçët?”, tha ai.
Erjona Rusi: Po pse, kishte pasur mosmarrëveshje me babain më përpara.
Kliti Roshi: Jo sepse me demek unë meqënënse isha cënuar nga ai, e merrja në orën 2 të natës në telefon dhe e ofendoja me fjalor, u ngrit një person edhe i tha “çfarë bën mor njeri, çfarë ke i tha, për atë që të bënë mbrëmë i tha, që të kanë thënë kështu e kështu e kështu”, pse i tha “ti ma ke bërë”.
“O idiot i tha po atë në orën 9 e mbyllin në shtëpi”, Kadriu telefon në shtëpi nuk ka tha, nga të mori?
Erjona Rusi: E keni sqaruar ndonjëherë këtë që ndodhi mes jush? Jeni ulur me Zotin Ndrenika?
Kliti Roshi: Jo, jo, jo zoti mos m’i thuaj, kemi bërë një pakt bashkë do flasim me “ti”, po edhe për të tillë njerëz që ta thotë fjalën e fundit për babain tim, ai jo s’i ka bërë ditët, dhe unë kam ngarkuar tre vetë ditën e varrimit dhe u kam thënë “sakën se hyn brenda” .
Erjona Rusi: Pra nuk e ke pranuar Robert Ndrenikën?
Kliti Roshi: Hyri hajdutçe.
Erjona Rusi: Pra ti s’doje ta pranoje?
Kliti Roshi: Unë po ta kisha parë më parë do ta kisha përzënë me shqelma.
Erjona Rusi: Po nuk përzihet njeriu në vdekje?
Kliti Roshi: Atëherë më respekto edhe ti vdekjen, respekti është reciprok, boll që më shkatërrove, jo të më ofendosh një njeri të tilë, për mua është koka, maja, mbi Zeusin është Kadri Roshi.



