Emisioni “FactCheck” në MCN TV zbulon për herë të parë përtej emrit tregtarë ABEG shpk, televizionin, radion dhe portalin e lajmeve të cilin sipas SPAK grupi kriminal e kishte fshehur pas emrit të Besnik Myftarit ish numrit dy të Top Channel.
Sipas dosjes me afro 1000 faqe të lexuar nga FactCheck portali i lajmeve është STRATIRANA dhe postulate i kësaj media është vërtet mbresëlënës për rolin e një media.
Në faqen zyrtare të tyre thuhet “StraTirana” është një media e pavarur që sjell tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, por dhe gjithçka flitet e vendoset për Shqipërinë nga institucionet më të njohura evropiane”.
E pas këtij postulate qëllimet e grupit kriminal ishin të qarta me kosto sa më të ulët të ndikonin jo vetëm në informimin e publikut, por politika ti lutej për lajme e pse jo të kishin akses edhe në gara apo tendera publik.
Këto janë disa nga mesazhet që lidhen me aktivitetin mediatike që SPAK dhe hetuesit e BKH-së kanë mundur të zbardhin ndërmjet anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal.
Ajde mbare
Nga shkove
Si e ka emrin preciz
Faqa e websit
Po nxirre faqe
Dergom foto
Duhet ta fillojme
se fillojme direkte japim lajmet ne radio
dhe ka shuk interes
Po ka pak shpenzime filloe
te lutet politika per lajmet
po pak shpenzime ka me tha
si fillim duhet te marim nje hurje aty te zyrct
ku jemi
e kan gjetur nje dy dhoma dhe guzin te 400 euro .qira ne muaj
Te fala
Klm vlla
Si je?
Me shendetin mire?
Keto dite kam kerkuar per te bere nje preventiv per Radion.
Mendoj me gjithe punimet, berjen e nje studio, me izolime, rregullime, plus aparaturat do na shkoj pak a shume 80-90 mij euro investimi
Mire
Ti mire
Ok, ne rregull
Ok vlla
Shume mire
Naten flasim
Ok cdo gje
le kalofsh mire
Naten vlla
1 MESSAGGIO DA LEGGERE
Oggi
Adi mirmenjes!
Aplikimi dje per radion u be me sukses.
U eliminuan 2 konkurent, dire 1 qe ka ngel ka mangesi ne dokumentacion.
Nga java e pare e prillit beso marrim licencen.
Referuar dokumenteve zyrtar ABEG SHPK është regjistruar nga z.Myftari ndërsa në vitin 2022 AMA, Autoriteti i Mbikqyrjes së Mediave Audio Vizive i ka hequr licencën e dhënë këtij subjekti



