DEA zbuloi shqiptarët në Spanjë, në kontejnerin me kokainë të pikasur nga DEA

spot_img
Advertisements


Zyra Kundër Drogës në Departamentit e Shtetit DEA, rezulton se ka pikasur dhe zbuluar trafikantët shqiptarë të grupit ARUBA disa kohë përpara se ata të goditeshin nga SPAK.

Janarin e dy viteve më parë DEA nëpërmjet ambasadës së SHBA-ve në Tiranë do t’i kërkonte shqiptarëve të bashkëpunonin me të për çdo informacion mbi narkotrafikantët.

Ishte ky postimi i cili solli një numër të lartë reagimesh si politike dhe publike në vend:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

E teksa kjo ftesë më 19 Janar 2024 u bë në shqip dhe anglisht rezulton se vite më parë DEA i ishte vënë nga pas trafikantëve shqiptarë. Këtë e fakton dosja më e fundit e SPAK njohur si dosja Aruba.

Në një prej bisedave ndërmjet trafikantëve shqiptar në vendimin prej afro 1000 faqe siguruar nga FactCheck, flitet edhe se si DEA ka goditur grupin e kokainës duke i kapur në flagrancë mallin. Biseda është zhvilluar ndërmjet Franc Copja dhe Luçiano Koçekut.

“I huma nja 50 buk digje 🙂”

“Ca thu”

“Po po”

“Mi patën fut vlonjatët nga Brazili për në Spanjë me anije, këshu që i marrin në ujë”

“Kjo anija e Spanjës që i solli i paskan qen DEA”

“I sollen në Spanjë, u thanë i nxorëm, çdo gjë në rregull”

“I kërkun lek për daljen, vlonjatëve i thanë zhdum mall, hyni borgj ky i shkret”

“Kur i sollen fugonin gjëja me mall plot me agjent”

“Gjithë i infiltruem”

“Ça flet”

“Buuuuu”

“Operacion i madh”

“4 veta kan kap”

“4 veta kan kap”

“2 mil euro”

“Shif mos t’bo kush muhabet”

“Tresure boat”

spot_img

Latest articles

Related articles