Nga Shpëtim Axhami
Çdo shqiptar, kudo që jeton, ka të drejtë të mbështesë zërin e protestës kundër korrupsionit, keqqeverisjes, pro mbrotjes së natyrës e pronës dhe kundër shpërfilljes së interesave kombëtare.
Për më shumë se tri dekada, qeveritë shqiptare kanë dështuar të mbrojnë siç duhet interesat e qytetarëve jo vetëm brenda vendit, por edhe të shqiptarëve që jetojnë në rajon dhe në diasporë, kjo një detyrim kushtetues ( Neni 8)
Përveçse interesave të shqiptarëve që janë lënë pa zgjidhje edhe çështjet kombëtare përgjatë këtyre viteve janë trajtuar me neglizhencë!
Prandaj, çdo shqiptar dhe shqiptare, pavarësisht vendbanimit aktual të sotëm, ka të drejtën dhe përgjegjësinë morale të ngrejë zërin kundër padrejtësive dhe të mbështesë çdo nismë paqësore që synon mbrojtjen e interesave qytetare dhe kombëtare.



