“Këtë vend e drejtojnë hajdutët”- Aktori i madh Bujar Asqeriu i revoltuar: Duhet të protestojmë!

spot_img
Advertisements

Zëri dhe revolta e aktorit të madh Bujar Asqeriu është shprehur si në realitet ashtu edhe në rolet nëpër filma të ndryshëm që ai ka interpretuar.

Në një film të vitit 1983, Asqeriu interpretonte një personazh që shprehte pakënaqësi ndaj një realiteti ku njerëzit përballeshin me vështirësi dhe mungesa, duke ngritur zërin kundër qeverisjes dhe gjendjes së shoqërisë.

“Kur popullit i verdhet fytyra nga mungesa e bukës, e kur qeveria nuk plotëson nevojat që ka kombi, ta detyrojmë ne. Ka filluar një politikë e tmerrshme emigracioni dhe shkombëtarizimi. Ne duhet të protestojmë dhe të ngremë zërin”, ka thënë Bujar Asqeriu në film në vitin 1983.

Vite më vonë, konkretisht në 2019 aktori ka shfaqur po të njëjtin ton kritik ndaj problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, por tashme jo në rol, por në realitet.

“Kjo është drama e madhe e këtij vendi. Këtë vend e drejtojnë hajdutët. Prandaj nuk ka lekë për artistët dhe teatër, prandaj ne na fusin në vërën e miut, atje të hidrocentralit. Hajdutët edhe lekët e një dosje që bën 100 lekë i marrin. Kjo është administrata jonë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa ditët e fundit aktori ka dalë në mbështetje të protestave për largimin e kryeministrit Rama duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe duke e cilësuar qëndrimin e tyre si një shprehje guximi dhe kërkesë për ndryshim.

“Në mbështetje absolute të protestës suaj paqësore, të dhimbshme, kurajoze, trimërore. Migjeni do të thoshte: ‘Rini, rini, thuaja këngës më të bukur që di!’ Dhe ju po thurni dhe po këndoni këngën e lirisë. Ju po këndoni këngën e qëndresës. Ju po këndoni këngën e guximit. Ju jeni e ardhmja e këtij vendi. Ju do ta bëni Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më të fuqishme në Ballkan dhe në Europë. Për këtë, ju përgëzoj dhe ju nderoj pamasë”, deklaroi pak ditë më parë aktori i madh.

spot_img

Latest articles

Related articles