Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka publikuar në llogaritë e tij videon e një vajze që largohet nga ambientet e Burgut të Peqinit, dhe shprehet se ajo është një eskortë që ka shkuar për të plotësuar qejfet e të burgosurve.
Ai akuzon Edi Ramën se gjatë qeverisjes së tij, qelitë janë shndërruar në hotele për bandat e pushtetit, ndërsa për drejtorin e burgut, Altin Ago, thotë se ai kujdeset që këto banda të rehatohen dhe të mos ju mungojë asgjë.
“Eskorta në burgun e Peqinit. Rama i shndërroi burgjet në motele për bandat e pushtetit.
Edhe pse në rrjete sociale u bë virale një video ku shfaqej një qeli luksi, drejtorin e burgut të Peqinit s’e gjeti gjë. Altin Ago vazhdon “detyrën” e rehatimit të bandave, duke u siguruar që të mos mungojë gjësend”, shkruan Flamur Noka.



