Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike jo partiake për organizimin e zgjedhjeve të reja. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale, ai theksoi se kjo është zgjidhja e duhur pasi edhe protestat aktuale në vend nuk kanë karakter partiak.
Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi Arlind Qorin dhe Ervin Salianjin për shpifje, ndërsa mohoi të ketë firmosur ndonjëherë favore apo prona për zyrtarë e biznesmenë. Ai i cilësoi si “trillim të turpshëm” akuzat e një qytetareje se familja e tij ka përfituar paligjshëm 63 hektarë tokë në Divjakë.



