Një “autobiografi”
Në 2013 më tha një shok eja të takohemi me Saimir Tahirin, je në pushtet, je rehat.
Jo, i thashë, ç’punë kam unë me atë? Po hë se kështu po veprojnë të gjithë, ska më parti, sot ka rëndësi shoqnia. Nuk kam lidhje më këto punë, i them. Unë shpia me qera në plazh lëshoj, shes ndonjë gjë.
Isha 24 vjeç, kisha mbaruar shkollën, nuk kisha punuar në shtet e me parti. Nja 5 muaj rrija në plazh, stinët e tjera lexo, shihja filma deri në 3 të natës (apo mëngjesit), rrija sa në Tiranë, sa në Lezhë, sa në Mamurras, nuk rrija 3 ditë në një vend.
Në 2014, unë opozitari online, përditë shkrime si budall i pavarur, qeveria veç 6 muaj punë, unë shaj, anti-modeli Edi Rama. Më thotë Fran Frroku a po vjen në PD! Jo i thashë, sia vlen! Isha më shumë fraksioni kombëtarist, ai delli i shqiptarizmit, simboleve, historisë; diçka krejt e natyrshme e bazike, çfarë mund të isha tjetër? A hajde, tha, se duam të krijojmë një ekip të rinjsh. Si përfundim ramë dakord, u futa në PD, meqë ishte ambient disi më i afërt. Pas 2 vjetësh shkova edhe në bashki tek kultura. Harxhonim rrogën në lokalet rreth bashkisë. Punën e bëja mirë në përfaqësim të historisë e kulturës.
Natyra ime që kur i futem një gjëje nuk mundem të rri periferik. Nisa angazhim të ditëpërditshëm. Ne kemi qenë djathtas si familje, por angazhimi konkret në strukturë më lidhi më shumë. Duke parë gjendjen nga brenda, tallesha unë me çka thuhej për familjet e djathta; siç thuhej në përshkrimet komuniste “familje me biografi të mirë dhe e lidhur me luftën”, unë thoja për familjet tona “familje e lidhur me pluralizmin dhe me votën e lirë”. Të tallesh në sy të militantëve quhet herezi, lind dyshimi i madh, kush është ky?
Sidoqoftë nisën duke më dashur pak, prej punës e performancës partiake, dhe prej bisedave në ambiente të ndryshme, jo për diçka tjetër. Për pak më patën shpallur pishtar të demokracisë. Shpëtova. Titullarët smë kanë dashur ndonjëherë sepse nuk e kam pasur kurrë ketë magjepsjen nga posti i tjetrit. Ua kam lëshuar paketën e cigareve në tavolinë, nëse di të rrish si burrë, mirë, nëse nuk di e nuk je autoritet përmes qenies i drejtë e respektues ndaj njerëzve, sje askushi, as i kam vu në kanar hiç. Servilin as bëhet fjalë, më parë kap një pistoletë ia rras vetes. Kur më duhet diçka e kërkoj haptas, më duhet kjo.
Rrëmujë e patetizma gjithë angazhimi. Derisa erdhi momenti i madh vendimtar; foltorja e Sali Berishës. Ehuuu, thashë, nisi ky tani? U kam pas thënë atyre që e ndoqën, ka për tiu marrë në qafë. Jo po ska mundësi, se ai kështu, e ai ashtu. O mos u gënjeni prej emocionit momental se e keni prej dëshpërimit, ka për tiu marrë në qafë do tiu cojë në gjendjen ku sdo keni pikë vlere politikisht, sdo t’i duheni më askujt asgjë, sdo tiu vërë njeri në peshore; do të vijë dita që do të shkoni të uleni në një tavolinë e sdo të ngrihet askush në këmbë se sdo të jeni faktor, sdo të shiheni si pretendentë për pushtet. Jam i qetë sepse iu kanë dalë siç kam thënë. Madje i pata thënë një shoku, mbaje mend si ka për tu katandisur ky person.
Jo, thonin! Më nxorrën me Sorosin! Dmth Sorosi agjentët e tij në Mamurras e Shëngjin, për shoqëri të hapur e jetë ultraliberale. Thonin e paguan Luli, (kur i mendoj do kishte qenë sevap te Zoti t’i kisha marrë ndonjë lek atij Lulit, por si kam marrë se skam pasur ndonjë mardhënie të mirë me të). Po kush ta kuptonte? E paguan dikush, se ska kuptim ndryshe, ky me origjinë prej Veriu e nuk pranon rikthimin e profesor doktor.. a thua se pejgameri i Veriut ai profesori; bëri me lek rrethin e vet e kaq, të tjerëve iu luajti me krenarinë tribale krahinore, si drogë. Tribalizmi në veprim. Prapë tallesha unë, iu thoja kam ngja nga dajat prej Jugu. Kjo iu bënte më shumë kuptim. Sepse tribalë; ngjan njeriu edhe kah dajat, ndodh fatkeqësia dmth, çdo shqiptari i ngjan fëmija nga dajat e duhet ngushëlluar për ketë.
Në 2023 u shkëputa krejt. Në 2025, a bashkohemi, a futemi, a kështu, a ashtu; hiç asgjë, rrugët ishin ndarë qartazi, nuk kishim më asgjë të përbashkët përveç disa kujtimeve apo fotove nëpër kuvende e mbledhje këshilli. Dhe unë kur e ndaj e ndaj. E ndaj logjikisht, shpirtërisht, kulturalisht, dhe në interesa.
Por që plot 13 vjet opozitar. Lodhu, harxhohu, pastaj konfliktohu nga brenda; pastaj gjendesh i sharë e i akuzuar edhe nga ata të cilët e dinë mirë se kush je por, thonë fjalë që as vetë si besojnë, pasi duan të dëshmojnë përulje ndaj sadisrit të preferuar. Ka një anë të mirë sepse ta qartësojnë që duhet të distancohesh e të mos përfshihesh më shumë me ta, ka edhe anë të keqe sepse do-sdo, ka rrezik ta neverisin vendin dhe popullin ku jeton, dhe unë nuk e kam qejf ketë, nuk dua të bëhem si ata të dëshpëruarit të cilët vetëm shajnë vendin ku jetojnë. Mirëpo çdo e keqe e ka një të mirë.
Tani ka ardhur Nisma Kombëtare; ka ardhur e natyrshmja, kombëtarist, siç isha më përpara. Ishte shkollë 10 vjecare politiko-partiake, shkollë edhe më e fortë antopologjike e sociale për të njohur psikologjinë popullore por edhe psikologjinë politike si të miletit, si të të angazhuarve nëpër struktura. Kryeva një super shkollë.
Kanë njerëzit dyshime, a del me sukses sepse të tjerët kanë dështuar, se sistemi, se leku, se njerëzit. As u jap shumë shpjegime. U them keni të drejtë ju, deri ditën që tiu vërtetojmë të kundërtën. Deri atë ditë, keni ju të drejtë. Edhe vetëm punë, punë, punë. Është avantazh kur e njeh punën.
Bota ka shembuj, psh Pjetri i Rusisë u vesh si fshatar pa nishane, shkoi udhëtoi nëpër Europë duke mësuar, prej duke punuar marangoz në punishte anijesh, deri duke studiuar çfarë shoqëre kishin Holanda e vende të tjera. Punë, pa zhurmë, nën rrogoz, underground siç i thonë kullerët.
E kur sje në punë e po pushon pak, del një doktor paparac si AP (inicialet më të errëta) e të bën foto pa mendje.



