🔴 Për ne sot Rama vlen sa borxhet e Shqipërisë, pra minus miliarda Euro. Ne në fakt mendojmë se edhe një lypes reckaman vlen më shumë se sa Rama. Zero është shumë më shumë se borxhet e këtij personazhi.
Në 13 vite pushtet ai arriti të krijojë një borxh kolosal të maskuar, me PPP dhe Investime Strategjike të cilat do të rëndojnë më shumë gjasa mbi 6 vite produkt të brendshëm Shqiptar.
Ne mendojmë se janë mbi 50 miliardë Euro borxhe dhe fitime të munguara që Shqipëria duhet të mbajë mbi supe për 30 vitet e ardhshme si pasojë e akteve të miratuara nga Parlamenti, Qeveria, Bashkitë, Ndërmarrjet Publike, RAMA!
Pra nga analiza jonë:
RAMA VLEN MINUS 50 MILIARDA EURO!
Tani pyetja është, a duan shqiptarët të paguajnë si borxh të tyrin, ato që duhet të jenë borxhet e Rames?
Populli në shesh thotë: RAMA IK!
Prandaj duket qartë se asnjë nuk do të paguajë llogarinë e majme të këtij administratori.
Në fund ka për të ngelur i vetëm i burgosur në ndonjë azil duke zhgarravitur me laps plbi muret e qelisë. Çdo vendim i tij, mazhorancës, apo tjetër, më shumë gjasa do të shkojë në gjykata dhe anullohen so veprat korruptive. Askush nuk ka për të fituar nga lajthitjet e një personazhi të tillë.



