Policia greke ka goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme që vepronte në shtetin fqinj, organizatë e cila sipas autoriteteve përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe ishte e përfshirë në trafikun e kokainës në zonën e gjerë të Athinës.
Sipas mediave greke mësohet se operacioni është zhvilluar nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit në Athinë, në bashkëpunim me forcat speciale EKAM dhe njësitë OPKE, duke çuar në çmontimin e plotë të rrjetit kriminal që kishte shtrirë aktivitetin e tij në disa zona të kryeqytetit grek.
Gjatë operacioneve të koordinuara në banesa dhe ambiente që shërbenin si magazina dhe strehëza të grupit, autoritetet arrestuan 9 persona të moshës nga 24 deri në 43 vjeç, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas të dhënave të publikuara, organizata përbëhej nga 14 persona, prej të cilëve 11 janë shqiptarë dhe 3 grekë.
Mes të arrestuarve shqiptarë janë identifikuar Ervin Ademi alias Leo, 39 vjeç, Elton Plepi alias Toni, 42 vjeç, Ervis Tringa alias Niko, 38 vjeç, Albert Pali alias Berti, 42 vjeç, Bruno Anastasaj alias Thodhori, Kondelina Dhimertika, 43 vjeç, Xhulio Kercani, 29 vjeç dhe Malena Alushaj, 24 vjeç. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Helis Cato, 38 vjeç, Taulant Prifti, 47 vjeç dhe Erald Gjata, 46 vjeç.
Të dyshuarit përballen me akuza të rënda që lidhen me krijimin dhe drejtimin e një organizate kriminale, trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimin e parave, shkeljen e ligjeve për armët, falsifikimin e dokumenteve si dhe shkeljen e legjislacionit për të huajt.
Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat greke, grupi operonte në kuadër të një strukture të mirëorganizuar dhe me hierarki të qartë, të ngjashme me organizatat kriminale të sofistikuara. Hetimet kanë zbuluar se organizata ishte aktive të paktën që nga dhjetori i vitit 2025 dhe drejtohej nga një lider, i mbështetur nga tre zëvendësdrejtues, të cilët koordinonin aktivitetin e përditshëm të rrjetit.
Mësohet se kreu i grupit, 39-vjeçari Ervin Ademi, ushtronte kontroll të plotë mbi aktivitetin kriminal, duke përcaktuar strategjinë operative, duke dhënë urdhra dhe duke mbikëqyrur funksionimin e organizatës. Tre zëvendësit e tij kishin rolin e shpërndarjes së lëndës narkotike tek anëtarët e tjerë, të cilët më pas kujdeseshin për shitjen e kokainës tek klientët në zona të ndryshme të Atikës.
Për të shmangur zbulimin nga autoritetet, anëtarët e grupit kishin ngritur një sistem të avancuar kundër-mbikëqyrjeje. Ata përdornin aplikacione komunikimi të koduara, terminologji të fshehtë gjatë bisedave dhe ndryshonin vazhdimisht numrat telefonikë për të vështirësuar gjurmimin nga policia.
Nga vlerësimet e autoriteteve greke rezulton se fitimet e paligjshme të organizatës nga trafiku i drogës tejkalojnë shumën e 900 mijë eurove, çka dëshmon për përmasat dhe fuqinë ekonomike të rrjetit kriminal.
Aktualitet
Kemi probleme me identifikimin e burimit të parave”, Karamuço për aksionin e SPAK: Vlera e drogës është shumë më e madhe se ajo që është sekuestruar
E Martë 21:46
Ministri Hoxha takim me Ministrin për Çështjet Evropiane të Gjermanisë, në fokus të bisedës anëtarësimi i Shqipërisë në BE
E Martë 21:24
Aktualitet
“Ministrat nuk kanë ble”, Robert Aliaj “shpërthen” nga protesta: Po të isha unë ministër nuk do hante mt një Kryeministër të fliste në vendin tim
E Martë 21:08
Aktualitet
12 ditë pa Eglantin, DETAJE nga zhdukja e 34-vjeçarit: “Mand dhelpra” ka ndryshuar tërësisht pamjen për t’i shpëtuar arrestimit
E Martë 20:14
“Qytetarët shqiptarë protestojnë për mungesën e demokracisë”, Fredi Beleri: Këto probleme prekin pakicat
E Martë 20:14
Revista
Abonohu tani dhe lexoje
Lajmet e fundit
Foto e Ditës
Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i SHBA në Shqipëri
Bota
Rrëzimi i “gjigantit” B-52 u mori jetën 8 personave, nis hetimi për bombarduesin legjendar amerikan që fluturon prej 70 vitesh
Zbulo më shumë artikuj
Hapësire reklamuese
bombvideo
PAMJET e rënda! Sekondat e fundit të Albiano Kreçit, momenti kue i riu me “jet car” përplaset me…
“Një turmë e drejtuar nga mendje të liga!” Rama REAGON sërish për protestat
E veçantë! Polici merr në makinën e patrullës një vogëlush, protestuesit e përshëndesin
Plas grushti në GJKKO
Spektakëli fishekzjarreve ndriçon qiellin në Laç
Sekuestrohen automjetet e Top Seven
op
ed
Parti RiBi?
Nga Injorimi te Përpjekja për Përvetësim: Sfida e Vërtetë e Revolucionit të Flamingos
Ra ky flamingo dhe u pamë!
Newsbomb
Newsbomb është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtor i Përgjithshëm: Retin Toka
NIPT: L42417011Q
Abonohu te Revista
Created and monetized by
Merr lajme me email
ME REGJISTRO
Kontakt
Të drejtat e përdorimit
Cookies



