Gjermania ka debutuar me një fitore bindëse në Kupën e Botës, duke mposhtur 7–1 Curaçaon në ndeshjen e zhvilluar në NRG Stadium.
Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann e nisi fuqishëm takimin, me Felix Nmecha që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6-të. Pak më vonë, Curaçao arriti të barazojë përkohësisht me Comenencia, por gjermanët rikthyen shpejt kontrollin e lojës.
Në pjesën e parë, Nico Schlotterbeck dhe Kai Havertz shënuan për t’i dhënë avantazhin skuadrës gjermane para pushimit.
Në fraksionin e dytë, dominimi i “Panzerave” u thellua edhe më shumë. Jamal Musiala, Brown dhe Deniz Undav kontribuan në rezultatin e thellë, ndërsa Havertz realizoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim.
Me këtë fitore të thellë, Gjermania e nis në mënyrën më të mirë fushatën e saj botërore, ndërsa në ndeshjen e radhës do të përballet me Curaçao dhe më pas me Bregu i Fildishtë



