SPAK i sekuestron kompaninë dhe 138 milionë euro biznesmenit të njohur!

spot_img
Advertisements

Rreth 138 milionë euro janë sekuestruar nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, në pronësi të biznesmenit Redi Struga, në kuadër të megaoperacionit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kundër një grupi të dyshuar kriminal të përfshirë në trafik droge dhe pastrim parash.

Sipas hetimeve, sekuestrimi i fondeve është bërë si pjesë e një hetimi të gjerë ku janë lëshuar gjithsej 20 masa sigurie ndaj personave të ndryshëm.

Në dosje përmendet edhe biznesmeni Artur Shehu, i cili ndodhet në kërkim nga SPAK dhe dyshohet se i ka shitur prona kësaj kompanie. Hetuesit po verifikojnë transaksionet financiare dhe lëvizjet e kapitalit për të zbardhur origjinën e fondeve dhe lidhjet e mundshme me aktivitetin kriminal që po hetohet.

spot_img

Latest articles

Related articles