‘Breshka e peshq me sensorë’ – shërbimet sekrete perendimore në ujërat e Kinës

spot_img
Advertisements

(ANSA) – PEKIN, 12 QER – Spiunët e huaj po pajisim breshka dhe peshq me sensorë për të krijuar harta nënujore të bregdetit kinez, ka paralajmëruar Pekini. Në një postim në rrjetet sociale me titull “nën kaltërsinë e thellë, rrymat nëntokësore po ngrihen”, Ministria e Sigurisë Shtetërore deklaroi se agjencitë ndërkombëtare të spiunazhit po përdorin “lloje të reja të pajisjeve spiunazhe” për të vjedhur të dhëna detare të ndjeshme. “Në disa ujëra të Kinës janë zbuluar kafshë detare relativisht të mëdha me sensorë të bashkangjitur”, tha ministria, duke shtuar se krijesat u gjetën “duke notuar në një zonë specifike, duke mbledhur të dhëna të ndjeshme mbi mjedisin detar si temperatura e ujit, kripësia dhe rrymat oqeanike, duke i transmetuar ato jashtë vendit nëpërmjet satelitit”. (ANSA)

spot_img

Latest articles

Related articles