Protestuesit dalin me Grup Nismëtar: Duam dorëheqjen e Edi Ramës!

spot_img
Advertisements

Protestuesit që janë mbledhur sot përpara Kryeministrisë, kanë njoftuar se drejtohen nga një Grup Nismëtar patriotësh, por pa zbuluar emrat e koordinatorëve, dhe kanë renditur 5 kërkesat e tyre për qeverinë shqiptare.

“Ju njoftojmë se kjo lëvizje mbarëkombëtare përfaqësohet nga një grup nismëtar me një grup koordinues patriotësh me vlera të larta patriotike. Gra dhe burra, të rinj dhe të reja të vendosur për ta çuar këtë nismë deri në fund, do të dinë të marrin vendimet e duhura në kohën e duhur”, u shpreh personi që foli me mikrofon.

Ai deklaroi se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarët, duke renditur edhe pesë kërkesat, me në krye dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por në asnjë nga pikat nuk përmendet Zvërneci, shkaku përse lindi protesta qytetare.

“Kjo nismë lindi si përgjigje ndaj rrezikut të madh që i kanoset vendit tonë. Pasuritë dhe e ardhmja e vendit janë vënë në shërbim të politikave dhe interesave të ndyra private. Për t’ju qartësuar juve dhe opinionin publik, për të hequr çdo hije dyshimi, deklarojmë se:

  • protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarët, të bashkuar rreth një kauze të përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh personi që deklaroi për ngritjen e Grupit Nismëtar të protestuesve.

Kërkesat që burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që janë bashkuar në mbrojtje të interesit kombëtar, siç u deklarua:

  • Dorëheqjen e qeverisë;
  • Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë;
  • Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
  • Anulimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura;
  • Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Këto janë pesë kërkesat që kanë deklaruar protestuesit, më saktë personi që u shfaq si zëdhënës i Grupit Nismëtar, në të cilën çuditërisht nuk përmendet fare Zvërneci, duke krijuar habi edhe mes vetë qytetarëve, të cilët sot në ditën e pestë janë më të shumtë se herët e kaluara.

spot_img

Latest articles

Related articles