Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku 43-vjeçari Violand Braçellari vrau efektivin e policisë Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Edison Adri.
Sipas Litës, Policia e Shtetit po përballet me një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit, duke përmendur një sërë ngjarjesh të rënda që kanë prekur efektivët gjatë gjashtë muajve të fundit.
“Policia e Shtetit është në ditët e saj më të vështira. Në gjashtë muajt e fundit kemi një efektiv të vrarë, disa policë të plagosur dhe mbi pesë të tjerë të aksidentuar.
Kjo tregon se situata është nënvlerësuar dhe se ka përgjegjësi institucionale për mënyrën si janë menaxhuar rastet,” u shpreh ai.
Lita ngriti pikëpyetje edhe mbi mënyrën e informimit të drejtuesve më të lartë të policisë për operacionet në terren. Ai tha se e konsideron të çuditshme deklaratën se drejtori i përgjithshëm nuk kishte informacion për ngjarjen në Maliq.
“Në kohën kur kam qenë këshilltar i ministrit të Brendshëm në vitin 2017, ministri dhe drejtori i Policisë informoheshin në kohë reale për çdo operacion përmes sistemit të komandimit.
Ekzistonte një sallë operative që raportonte vazhdimisht për çdo zhvillim policor,” deklaroi



