Protesta, Lita: Ka rryma të ndryshme, por të keqen e kanë me Ramën. Kërkojnë të hapë krahun

spot_img
Advertisements

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar protestat kundër projektit në Zvërnec, duke theksuar se ato karakterizohen nga një pjesëmarrje e larmishme dhe bashkojnë individë me bindje të ndryshme politike e shoqërore.

Sipas Litës, protesta përfshin aktivistë dhe qytetarë që kanë qenë të angazhuar më herët në kauza të ndryshme, por që aktualisht ndajnë një qëndrim të përbashkët, largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai vlerësoi se lëvizja qytetare nuk ka gjasa të transformohet në një subjekt politik në këtë fazë, ndërsa shtoi se partitë politike mund të reflektojnë dhe të përfshijnë në programet e tyre shqetësimet e ngritura nga protestuesit.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Lita shprehet:

 “Protesta është e mirë kur s’imponohet. Kjo protestë ka pluralitet, ka rryma të ndryshme brenda saj, nga radikalët e majtë te konservatorët e djathtë. Ka aktivistë te Teatri Kombëtar, Unaza, një sërë çështjesh të ambientit, por ka një të përbashkët që ata e kanë me Edi Ramën, e kanë me kryeministrin e Shqipërisë. Kërkojnë të hapë krahun. Kryeministri ka në dorë firmën, firmos. Unë mendoj që është shumë shpejt akoma, sepse kemi vënë re që edhe në Serbi ka pasur protesta të mëdha, dhe s’është kthyer në parti politike. Nuk shikoj gjasa që edhe këtu të kthehet në parti politike. Partitë po janë të mençura mund të marrin argumente të protestës

spot_img

Latest articles

Related articles