Protesta kundër terapisë hormonale/ Protestuesit pro familjes kërkon dorëheqjen e Ramës dhe Evis Salës

spot_img
Advertisements

Koalicioni Pro Familjes ka zhvilluar në sheshin Skënderbej një protestë kundër terapisë hormonale tek fëmijët.

Protestës i janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, të cilët kanë anuluar edhe ‘Foltoren’ e përjavshme para Kryeministrisë, për të qenë të pranishëm në këtë tubim.

Pastori Akil Pano u shpreh gjatë fjalës së tij se këto ligje po shkatërrojnë familjen.

Pano u shpreh se preparatet për terapinë hormonale janë preparatet kimike që përdoren për pedofilët për ti kastruar ata.

Ai shtoi më tej se fëmijët duan t’i shndërrojnë në klientë të ndryshimit të organeve nëpërmjet tranzicionit gjinor. Sipas tij kjo është e keqja më e madhe me të cilën po përballet vendi ynë.

Më pas protesta pro familjes është vendosur para Ministrisë së Shëndetësisë, ku qytetarët janë drejtuar me thirrjet: Njësi për kurim, jo për kastrim.

Po ashtu qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët gjithashtu kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Evis Sala.

spot_img

Latest articles

Related articles