Për tri ditë me radhë, oborri i Famullisë së Shkodrës u kthye në një hapësirë takimi mes autorëve, studiuesve, botuesve dhe lexuesve në edicionin e dytë të panairit “Libri të ban të lirë”.
Kjo nismë po e forcon edhe më shumë rolin e Shkodrës si kryeqendër e kulturës dhe letrave shqipe.
Në ceremoninë e hapjes ishte e pranishme edhe nënkryetarja e bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, e cila e përshëndeti këtë iniciativë dhe vlerësoi rëndësinë e saj në promovimin e librit, leximit dhe autorëve shqiptarë.
Në përmbyllje të panairit u ndanë edhe çmimet e edicionit: Ridvan Dibra u vlerësua me çmimin “Romani më i mirë”, Romeo Gurakuqi me çmimin “Studimi më i mirë”, Durim Taçi me çmimin “Përkthimi më i mirë”, ndërsa Luçia Zorba u nderua me çmimin e mirënjohjes.
Ky aktivitet e bëri Shkodrën një pikëtakimi të rëndësishëm të kulturës, dijes dhe librit.



