Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka zhvilluar një takim me nxënësit e shkollës “WAT”, në kuadër të një aktiviteti me fokus angazhimin qytetar dhe edukimin mbi funksionimin e institucioneve vendore.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe Zaho Rama, i cili mori pjesë së bashku me nxënës të tjerë në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e Këshillit Bashkiak.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ristani vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve, duke theksuar se përfshirja e tyre në procese të tilla është një tregues pozitiv për të ardhmen e qytetit.
Takimi u fokusua në njohjen e nxënësve me punën e administratës vendore dhe mënyrën e funksionimit të vendimmarrjes në nivel bashkiak, si pjesë e aktiviteteve edukative me shkollat.



