Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook ka ndarë një njoftim të rëndësishëm lidhur me luftën për krimin ndërkombëtar, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave, duke u shprehur se autoritetet amerikane së bashku me ato të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po punojnë për trajtimin dhe hetimin financiar të kësaj çështje.
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë
Autoritetet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara po punojnë me autoritetet ligjzbatuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. Në një program të udhëhequr nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) e Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe i financuar nga Byroja Kundër Terrorizmit e Departamentit të Shtetit, zyrtarë nga Hetimi Kriminal i IRS-së shpjeguan se si të përdoren mjetet e hetimit financiar për të zbuluar aktivitete të paligjshme, për të siguruar prova për ndjekje penale dhe për të sekuestruar fitimet e përfituara në mënyrë të paligjshme. Kjo jo vetëm që ndihmon 🇦🇱 🇽🇰 dhe 🇲🇰 të garantojnë sigurinë e tyre, por gjithashtu forcon aftësinë e tyre për të ndaluar grupe të rrezikshme përpara se ato të fuqizohen dhe të shënjestrojnë Shtetet e Bashkuara



