NATO çon avionë e mbrojtje anti- dron në kufirin e Rumanisë, përgjigje Rusisë

spot_img
Advertisements

Presidenti rumun Nicuşor Dan, pas takimit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, tha se droni ishte pjesë e një tufe prej 43 dronësh që po shkonin drejt objektivave në Ukrainë.

Dan tha se reagimi i bashkuar nga aleatët e NATO-s përfaqëson një demonstrim të fortë solidariteti.

Më tej Presidenti rumun njoftoi se aleanca do të transferojë një pjesë të pajisjeve të saj të mbrojtjes ajrore në Rumani si një zgjidhje të përkohshme derisa Rumania të modernizojë sistemet e saj kombëtare, duke përdorur gjithashtu fonde nga programi Safe i BE-së.

spot_img

Latest articles

Related articles