Silvio Pedrazzi nuk bën dot as strategjinë e Bankës së Zhvillimit, blen konsulencë 3 milionë euro!

spot_img
Advertisements

Dje, pothuajse në çdo media u shpërnda lajmi se nisi zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, institucioni i ri financiar me kapital 100% shtetëror që premtohet se do të ndihmojë bizneset, startup-et dhe ekonominë shqiptare.

Por ndërsa propaganda fliste për zhvillim, dokumentet tregojnë se banka ende pa nisur punë ka hapur një tender prej 315,849,000 lekësh për “shërbime konsulence për mbështetjen e zhvillimit të kuadrit strategjik dhe operacional të BZH”.

Pra mbi 3 milionë euro vetëm për t’i treguar bankës si duhet të funksionojë!Në QKB, Banka Shqiptare e Zhvillimit rezulton e regjistruar me kapital të regjistruar prej 10 miliardë lekësh, ndërsa kapitali i shlyer deri tani është 1 miliard lekë nga shteti shqiptar.

Administrator i bankës është italiani Silvio Pedrazzi, ndërsa në Këshillin Mbikëqyrës janë emëruar Irida Huta, Arben Shkodra, Eris Hysi, Artur Asllani dhe Daniel Marc Demeulenaere.

spot_img

Latest articles

Related articles