Detaje të reja nga përplasja mes ortakëve të kompanisë Finman SH.P.K menjëherë pas mbledhjes së Asamblesë së Shoqërisë, e cila zotëron aksionet e disa firmave të rëndësishme të tilla si “AlbStar SHPK” apo “Manastiri Resort”.
Ka qenë ortaku kryesor i kompanisë, Idajet Ismailaj dhe djali i tij Florid Ismailaj, së bashku me bodyguard-ët e tyre, ata ta cilët kanë dhunuar fizikisht me grushte dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakut tjetër të shoqërisë, Sokol Agalliun.
Kjo përplasje erdhi pasi vetë Sokol Agalliu, ka akuzuar Ismailajn dhe të birin se kanë vjedhur 500 milion lekë të reja nga arka e kompanisë, si edhe më tej pretendon se ka zbuluar.
Sokol Agalliu aktualisht ndodhet në urgjencën e një spitali privat në Tiranë, dhe raportohet të jetë në gjendje të rëndë.
Përplasje e përsëritur
Rreth një javë më parë, në zyrat e kompanisë “Finman shpk” është paraqitur Sokol Agalliu.
Mes Agalliut dhe punonjëseve të kompanisë ka pasur një konflikt verbal, që më tej ka përfunduar me rrahjen të një juristi të kompanisë nga vetë Agalliu, shkruan newsbomb.
Për rastin, është bërë denoncim në polici, dhe pasi blutë kanë mbledhur provat në vendin e ngjarjes kanë arrestuar Sokol Agalliun, i cili pas 72 orësh është liruar me masë më të butë nga Gjykata Penale e Tiranës.
Por nuk do të mbaronte me kaq pasi ngjarja është përsëritur sërish edhe të hënën e kësaj jave ku, Agalliu është paraqitur sërish në kompani me pretendimin për të marrë pjesë në mbledhjen e bordit drejtues, por nuk është lejuar prej konflikteve që ata kanë pasur që më herët.



