Plas grushti për 500 milionë lekë mes ortakëve të kompanisë FINMAN Shpk/ Biznemeni i njohur dhe djali i tij dhunojnë ortakun!

spot_img
Advertisements

Ortakët e kompanisë FINMAN SH.P.K. janë konfliktuar rëndë ditën e sotme pas mbledhjes së Asamblesë së Shoqërisë, që zotëron aksionet e firmave Alb Star SHPK, Manastiri Resort, Arena Center SHPK dhe disa kompani të tjera.

Mësohet se ortaku kryesor i FINMAN SHPK, Idajet Ismailaj, dhe djali i tij, Florid Ismailaj, së bashku me bodyguard-ët, kanë dhunuar fizikisht me grushte dhe kanë kërcënuar me jetë djalin e ortakut tjetër të shoqërisë, Sokol Agalliun.

Raportohet se përplasja mes ortakëve ka lindur pasi Sokol Agalliu i ka akuzuar Idajet Ismailajn dhe djalin e tij për vjedhjen e 500 milionë lekëve të tjera nga arka e kompanisë.

Po ashtu, Agalliu mësohet se pretendon se ka zbuluar se Idajet Ismailaj dhe djali i tij kanë përvetësuar edhe 750 m2 te Manastiri Resort.

Mësohet se aktualisht Sokol Agalliu ndodhet në urgjencën e një spitali privat në Tiranë, në gjendje të rëndë për shkak të goditjeve që ka marrë.

spot_img

Latest articles

Related articles