Kushdo që beson në qasjen e Rilindjes Kombëtare se Shteti Shqiptar duhet themeluar sepse shqiptarët duhet të kenë institucione politike, ekonomike, ushtarake, policore, kulturore e arsimore; që të mbrohet shqiptari e të garantohet vazhdimsia e shqiptarëve deri sa të ekzistojë njerëzimi.
Toka, malet, deti, lumenjt, burimet natyrore janë të gjitha në shërbim të jetës, pasurimit, rehatisë dhe mirëqenies së atyre të cilëve iu takojnë; shqiptarëve. Institucionet, entet publike, duhet të funksionojnë vetëm në shërbim të arsimimit, shëndetit, punës e biznesit, sigurisë, mbrojtjes së talentit të shqiptarit, shpalosjes së dhuntive, lartësimit të shqiptarit si qenie njerëzore. Përndryshe ato institucione e ente, skanë pse ekzistojnë; ato duhet të ekzistojnë vetëm për të lartësuar shqiptarin si shqiptar. Përndryshe quhet se janë jashtë qëllimit të tyre.
Politika kombëtariste: Qëndrimi themelor është shqiptari dhe familja shqiptare me pasuri, me siguri ligjore dhe e mbrojtur; mjeti që i shërben këtij qëllimi është edhe liria për ekonomi e biznes, fitim prej talentit dhe dhuntive, por edhe ndërhyrja enteve shtetërore në shërbim të shpërfaqjes së talentit dhe lartësimit të shqiptarit të talentuar; është gjynah që njerëz shumë të talentuar për ekonomi, sport, arte, drejtim publik e gjithçka tjetër të mos mbështeten dhe të shuhen si talente. Nuk mund t’i humbim pasuritë njerëzore.
Mbi këto kushte po vazhdon e po krijohet Regjistri i Anëtarësisë së Nisma Kombëtare. Vetëm mbi këto kushte, kush beson kështu; pa marrë parasysh as prejardhje, kush ka qenë majtas e kush ka qenë djathtas, pa marrë parasysh asgjë tjetër.
Çdo bashkim ndodh vetëm mbi këto kushte dhe çdo qëndrim mbahet vetëm duke u bazuar tek libri i qëndrimeve të miratuara, jo mbi tekat, humoret apo qasjet vetjake të atyre që do të drejtojnë.



