Një ngjarje tragjike është regjistruar në Cadimare të Italisë, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën teksa po notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve.
Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, 22 vjeç, i cili sipas mediave italiane do të festonte 23-vjetorin pas pak javësh.
Raportohet se i riu kishte hyrë për herë të parë këtë sezon në det. Ai kishte lënë sendet personale pranë bregut dhe ishte futur për të notuar, por vetëm pak minuta më vonë ka pësuar një kolaps në ujë.



